BOOM - Banorët e Kombinatit ankohen për kanalin e ujërave të zeza, bashkia asnjë investim
Pranë redaksisë së emisionit BOOM erdhënankesa na banorë të zonës së Kombinatit, të cilët prej vitesh vuanin nga njëkanal , pranë banesave të tyre, në të cilin derdheshin ujëra të zeza.
Banorët thonë nuk duam rrugë edhe pse është e shkatërruar,pasi do ta bëjmë vetë,por duan vetëm kanalin ta heqin.
Ata shprehen se ky kanal ka 20 vite dhe nuk ështëbërë asnjë gjë.
Një zonje, çdo ditë për të dalë nga dera eshtëpisë i duhet të kalojë kanalin.
Një banor tjetër, i cili ka edhe biznes pranëthotë se edhe pse paguan taksa, nuk ka asnjë investim në këtë zonë.
Taksat e kësaj zone, sipas tij shkojnë për qendrën,por jo për zonën e tyre.
Ai thotë se ka nxjerrë mbi 10 fëmijë ngakanali pasi kanë rënë aty, ku ka minj, gjarpërinj që dalin nga kanali.
Një banore thotë se nuk ka Koronavirus për ta,janë mësuar me mikrobet.
BOOM pyeti fëmijët e vegjël se ku luajnë, atathonë se kur bie shi vonohen për në shkollë dhe se kanë rënë në kanalin eujërave të zeza.
BOOM u rikthye në zonën e Kombinatit një ditëmë pas, pasi mëngjesi ishte me shi. Pak minuta dhe kanali ishte i mbushur.
BOOM u interesua pranë Njësisë AdministrativeNr. 6 se a ka një plan për të ndërhyrë në këtë zonë dhe çfarë është bërë për tërehabilituar kanalin e ujërave të zeza.
Përgjigja e njësisë administrative ishte:
"Nepërgjigje te informacionit te kërkuar ju bëjmë me dije se: Për kanalin ne fjaleplanifikohet tre here ne vit pastrimi i inerteve dhe mbeturinave qe hidhen ngakomuniteti i zonës. Perse i përket projektit per zgjidhjen e problemit ju bejeme dije qe është duke u zhvilluar një projekt ne zonën e kombinatit qeaktualisht janë përfunduar 30% e punimeve. Ky projekt ka te beje me Landfilldine përpunimeve te ujërave te zeza qe po ndërtohet ne zonën e pularisë ne zonën eKasharit. Për me shume info drejtohuni ministrisë përkatëse."