Elbasan, RENEA thirrje për dorëzim, 71-vjeçari 8 plumba drejt mburojës së policisë
Forcat RENEA janë përpjekur të negociojnë me 71-vjeçarin Lefter Zhidru, por ai u është përgjigjur me breshëri kallashnikovi.
Fatmirësisht plumbat e 71-vjeçarit janë priturnga mburoja metalike e forcave speciale të policisë.
"Pas5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas ngagrupi negociator i RENEAs dhe i grupeve taktike të RENEAs me shtetasin LefterZhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjevetë Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhegrupeve taktike të RENEA që po negocionin me të. Ndodhur në kushtet emosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale RENEA kanë ngushtuar rrethimin ebanesës ku ndodhej 71-vjeçari. Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat RENEApo i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim tëPolicisë." - njofton policia.
Në këto kushte, RENEA i ka bërë përsërithirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçarika reaguar me armë dhe në këto kushte RENEA ka shpërthyer derën për të hyrë nëbanesë.
Në momentin që forcat speciale RENEA pondërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat RENEAduke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektivenuk është lënduar asnjë punonjës i RENEA.
Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale RENEAi janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari kambetur i vrarë.
Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatorë gati për shpërthim.
Lexo edhe: