Gazetari: Një 71-vjeçar "neutralizohet" me psikolog, jo me armë e snajper
Një 71-vjeçar në qytetin eElbasanit, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, u kthye në epiqendrën emediave në vend duke mbajtur për 5 orë përreth vetes drejtuesit më të lartë tëPolicisë së Shtetit dhe forca të shumta policore, përfshirë edhe ato speciale.
Pas rreth 5 orësh negociatash, RENEAnuk mundi të bindë Lefter Zhidrun të dorëzohet dhe u vendos ekzekutimi i tij.
Lidhur me këtë ngjarje reagon edhe gazetari Lutfi Dervishi, i cili nuk e përshëndet vendimin e policisë për neutralizimin e 71-vjeçarit, raporton Ora News.
Sipas tij, ai duhej "neutralizuar" me psikolog dhe jo me armë e snajper.
“Një 71 vjeçar i armatosur, i mërzitur me gruan, i lodhur dhe ndoshta me probleme mendore- mund të "neutralizohet" me një psikolog dhe nuk ka nevojë për armë e snajper.
P.S nëse ai vetë po sheh live televizionet me siguri po pyet veten: ku po ndodh kjo ngjarje?!”, shkruan gazetari në postimin e tij. /A.R, OraNews