Trafikanti i drogës i dënuar me vdekje, arratiset përmes tubave të ujërave të zeza
Një trafikant kinez i drogës i dënuar mevdekje në Indonezi bëri një arratisje të guximshme javën e kaluar duke bërë njëtunel përmes sistemit të ujërave të zeza.
Cai Changpan, i njohur gjithashtu si Cai JiFan, u burgos në zonën Tangerang në periferi të kryeqytetit Xhakarta, nënakuzat e kontrabandës me metamfetaminë.
Të hënën e kaluar, ai u arratis duke gërmuarnjë vrimë nga qelia e tij në gypat e ujërave të zeza dhe në një rrugë jashtëburgut, sipas zëdhënësit të policisë së Xhakarta Yusri Yunus.
Cai kishte planifikuar këtë arratisje për pesëderi në gjashtë muaj, sipas shokut të tij të qelisë.
Ai hapi vrimën duke përdorur mjete nga njëprojekt ndërtimi në kuzhinën e burgut.
Cai kishte caktuar kohën e arratisjes së tij gjatëndërrimit të rojeve të burgut.