Trump do të shpallë kandidaten për Gjykatën e Lartë më 26 shtator
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2020, 22:08
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta shpallë të nominuaren e tij për zëvendësimin e gjykatëses së ndjerë të Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg.
Gjykatësja 87-vjeçare, simbol i ideve liberale, vdiq të premten pas një beteje të gjatë me kancerin.
Trump tha përmes një postimi në Twitter se ai do ta bëjë publike të nominuaren për gjykatëse më 26 shtator.
Çdo kandidat i Trumpit duhet të miratohet me një shumicë të thjeshtë në Senat, ku republikanët e tij kanë shumicën me 53 senatorë, përballë demokratëve me 47.
I will be announcing my Supreme Court Nominee on Saturday, at the White House! Exact time TBA.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 22, 2020