Ekspertët: Suedia mposhti Covid-19 dhe arriti imunitetin e tufës duke mos e izoluar vendin

Suedia ka mposhtur Covid-19 duke refuzuar mbylljen e vendit dhe duke arritur e imunitetit të tufës, sipas ekspertit Kim Sneppen.

Kombiskandinav ishte i vetmi vend në Evropë që nuk pati masa të rrepta bllokimi nëfillim të pandemisë.

Por, shkencëtarët besojnë se kjo mund ta ketë ndihmuar atë të shmangë një valë të dytë të Covid-19 pasi vazhdon të regjistrojë numrin më të ulët të rasteve që nga muaji mars, me vetëm 28 infeksione për 100,000 njerëz.

Kjoshifër është më pak se gjysma e shkallës së infeksionit të Mbretërisë së Bashkuarprej 69 për 100,000 njerëz, shkruan Daily Mail.

ProfesoriKim Sneppen, në Institutin Niels Bohr në Kopenhagë, tha se Suedia mund të ketëmposhtur pandeminë.

'Ka disa prova që suedezët kanë krijuar një shkallë të imunitetit ndaj virusit, e cila, së bashku me atë që po bëjnë për të ndaluar përhapjen, është e mjaftueshme për të kontrolluar sëmundjen'', tha ai.

Suedia fillimisht u kritikua në fillim të shpërthimit pasi regjistroi një rritje të shkallës së vdekshmërisë që ishte pesë herë më e madhe se ajo e Danimarkës dhe dhjetë herë ajo e Norvegjisë dhe Finlandës, por mesatarja e saj shtatë ditore për vdekjet e shkaktuara nga Covid-19, është tani zero.