Presidenti Trump flet në asamblenë e OKB-së për virusin, sulmon Kinën
Nënjë fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajturvirtualisht, Presidenti amerikan Donald Trump tha se 75 vjet pas Luftës së DytëBotëtore dhe themelimit të OKB-së, bota është përsëri e përfshirë në një luftëtë madhe globale, atë kundër “një virusi të padukshëm”.
PresidentiTrump, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë mobilizimin më agresiv që pasLuftës së Dytë Botërore, duke përmendur prodhimin e një numri rekord tërespiratorëve, trajtimet që po zhvillohen, uljen e përqindjes në 5 për qind qënga prilli, dhe përpjekjen për zhvillimin e vaksinave që ai tha se janë nëfazat përfundimtare të provave klinike.
“Ne do ta mundim virusin dhe do t’i japim fund pandemisë”, tha Presidenti Trump.
Fjalimii pararegjistruar, pjesë e një Asambleje virtuale të Kombeve të Bashkuara,jepej ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara arritinë 200 mijë dhe vendi ka numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve nëbotë, 6.9 milionë.
PresidentiTrump është kritikuar ashpër nga rivali i tij demokrat, Joe Biden për mënyrënsi e ka trajtuar pandeminë.
“Ai po i nxit njerëzit që të mos ndjekin këshillat shkencore të ekspertëve të shëndetësisë. Presidenti duhet të japë dorëheqjen”, tha zoti Biden, duke shtuar se “nëse ai do të kishte vepruar më herët, do të kishte shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga koronavirusi”.
Nëfjalimin e tij, zoti Trump, që e quajti COVID-19-ën një virus kinez, tha seOKB-ja duhet ta vërë Kinën para përgjegjësisë si vendi që e “përhapi këtëmurtajë” dhe kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për deklarata tërreme për virusin. Ai tha se ajo kontrollohet nga Kina.
PresidentiTrump tha se nëse OKB-ja do që të jetë efektive, duhet të përqendrohet tekproblemet e vërteta të botës, përfshirë terrorizmin, shtypjen e grave, punën edetyruar, trafikun e drogës dhe atë të njerëzve, persekutimin fetar dhespastrimin etnik të pakicave fetare.
“Amerika do të jetë gjithnjë një udhëheqëse për të drejtat e njeriut. Administrata ime po çon përpara lirinë fetare dhe mundësitë për grate”, tha ai duke shtuar se “ne e dime që mirëqenia e Amerikës është guri i themelit i lirisë dhe sigurisë së botës”.
PresidentiTrump përmendi rritjen e ekonomisë para virusit dhe tha se Shtetet e Bashkuarapo e bëjnë përsëri me shpejtësi një gjë të tillë. Ai përnendi gjithashtu edheshpenzimet për ushtrinë dhe tha se SHBA rigjallëroi NATO-n ku vendet e tjera popaguajnë tani shumë të tepër në kuotat për aleancën.
Nëpolitikën e tij të jashtme, zoti Trump ka vënë në pikëpyetje publikisht vlerëne aleancave dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, OrganizatënBotërore të Tregëtisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Mesatyre që i quajti suksese ndërkombëtare të administratës, Presidenti Trumppërmendi marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Këtë muaj ne arritëm një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës. Ne arritëm dy suksekse të mëdha me dy marrëveshjeje paqeje në Lindjen e Mesme”, tha ai duke iu referuar atyre të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.
PresidentiTrump foli gjithashtu edhe për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës nëAfganistan, ku forcat amerikane janë dislokuar që nga viti 2001. Sipas planevetë administratës, niveli i trupave amerikane në atë vend, do të ulet në 4,500deri në nëntor.
“Shtetet e Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund luftës në Afganistan, duke i sjellë trupat në shtëpi. Amerika po kryen rolin e saj historik për vendosjen e paqes”, tha ai.
“Ne jemi më të fuqishëm se kurrë më parë”, tha Presidenti Trump duke shtuar se vetëm duke u kujdesur për qytetarët e tu, mund të arrish bashkëpunim të vërtetë.
“Unëme krenari vë Amerikën të parën, ashtu si edhe ju duhet të vini vendet tuaja tëparat”, tha ai.
Presidenti shprehu bindjen se vitin e ardhshëm Asambleja do të mblidhet si gjithmonë me praninë e udhëheqësve dhe se do të jetë një nga vitet më madhështore në histori./VOA/