Mbi 200 mijë viktima nga Covid-19 në SHBA

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në SHBA ka shkuar në mbi 200,000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Mbi 6.8 milion njerëz janë infektuar, më shumë se në çdo vend tjetër në botë.

Ditët e fundit ka patur një rritje të rasteve në disa shtete, kryesisht në Dakotën e Veriut dhe Utah.

Në muajin, Presidenti Donald Trump tha nëse vdekjet do të ishin midis shifrave 100,000 dhe 200,000, vendi do të kishte bërë një punë shumë të mirë.

Administrata e Presidentit Trump është kritikuar vazhdimisht për menaxhimin ndaj situtatës të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Mbi 200 mijë viktima nga Covid-19 në SHBA