Libani goditet nga një tjetër shpërthim, shkatërrohet depoja e armëve e Hezbollahut
Libani u godit nga një tjetër shpërthimsot ndërsa një shtëllungë tymi u ngrit mbi një depo të armëve të dyshuara siHezbollahut.
Anëtarët e Hezbollahut rrethuanvendin e shpërthimit pasi një zjarr shpërtheu në fshatin Ain Qana, 30 milje nëjug të Beirut i cili u shkatërrua nga katastrofa e portit muajin e kaluar.
Burime thanë se shpërthimi i sotëmishte shkaktuar nga një 'gabim teknik' dhe kishte shkaktuar një numërlëndimesh, megjithëse zyrtarët e Hezbollahut nuk kanë konfirmuar ndonjë viktimë.
Grupi i mbështetur nga Irani është iarmatosur rëndë, por krahu i tij politik ka qenë një lojtar kryesor në qeveritëlibaneze në vitet e fundit dhe përpjekjet për t'u rikuperuar nga shpërthimi iBejrut janë penguar nga këmbëngulja e Hezbollahut për të mbajtur ministritëkryesore.
Një dëshmitar pranë fshatit sot thase ata ndien që toka dridhej, ndërsa pamjet në TV-të libanezë tregonin njerëzqë ecnin mbi tokë të djegur e të mbushur me mbeturina.
Një zyrtar i Hezbollahut tha senatyra e shpërthimit nuk ishte ende e qartë ndërsa një zyrtar libanez isigurisë tha se shpërthimi kishte ndodhur në një depo armësh.
Një burim ushtarak tha seinformacioni paraprak tregoi se shpërthimi ndodhi në një 'qendër Hezbollah qëpërmban municione' në periferi të fshatit.
Banorët thanë se ambulancat kishin marrë me vete disa njerëz të plagosur, ndërsa Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi dëme të kufizuara materiale.