Zgjedhja e kandidatëve për deputet, PD nis votimin në të gjithë vendin. Publikohen datat e votimeve në çdo qark
Partia Demokratike ka bërë publike datat evotimeve që po bëhen për të zgjedhur kandidatët e rinj për deputet.
Votimi do të bëhet në çdo qark dhe si procesdo të zgjasë rreth 2 javë. Anëtarët do të kenë mundësi të kontestojnë 1 kandidatose të konfirmojnë listën në bllok.
Data e votimeve:
Qarku Kukës - 25 Shtator
Qarku Dibër - 26 Shtator
Qarku Gjirokastër - 27 Shtator
Qarku Berat - 28 Shtator
Qarku Shkodër - 30 Shtator
Qarku Lezhë - 1 Tetor
Qarku Durrës - 3 Tetor
Qarku Elbasan - 4 Tetor
Qarku Vlorë - 5 Tetor
Qarku Korçë - 7 Tetor
Qarku Fier - 8 Tetor
Qarku Tiranë - 10 Tetor
Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjodhënnga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht,kriteret formale. Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisionii Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatëtmbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimipërfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.