Mjekët mbyllin takimin me Manastirliun, javën tjetër grup pune për kërkesat
Perfundoi ne poren 11:00 takimi i perfaqesisë së mjekëve në kryeministri.
Mjekët u shprehën të zhgënjyer sepse nuk ishin pritur nga kryeministri.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se kërkesat e mjekë kërkojnë ekspertizë të brendshme dhe ndërkombëtare
Manastirliu: Po punojmë për të bërë më të mirën, mjekët janë aseti ynë më i çmuar. Do të diskutohet për të 4 pikat. Kërkesat janë të ndryshme dhe kërkojnë ekspertizë të brendshme dhe ndërkombëtare. Qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve, jemi në të njëjtën anë dhe në shërbim të qytetarëve. Jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe diskutimet për to do të vijojnë.
Mjekët vlerësuan se hodhëm bazat e para të një bashkëpunimi dhe javën e ardhme do të ngrihen grupet e punës.
Në orën 09:00 katër mjekë u nisën në kryeministri.
Protesta e mjekeve
"Takimi i mjekëve po bëhet në zyrën e bashkëqeverisjes ku të pranishëm ishte ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori I QSUT-së Enkel Joti.
Takimi është zhvilluar vetëm me këshilltarët. Këtë ata e konsiderojnë mashtrim pasi nuk janë pritur nga Rama, ashtu siç ishte parashikuar" eshte shprehur kirurgu.
Nje grup mjekesh po proteston ne QSUT nderkohe qe policia nuk dha leje per protesten e sotme.

Sipas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, protesta do të zhvillohej rreth orës 10:00 te paradites se sotme dhe do të zgjaste një orë.
Por me pretendimin e rrezikut të përhapjes së Covid-19, Policia e Shtetit nuk e miratoi lejen.
Çfarë kërkojnë mjekët:

1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
3. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
4. Personelit shëndetësor të çdo niveli t'i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në letrën e tyre ata u kanë lënë një afat dyjavor institucioneve përkatëse për tu kthyer përgjigje dhe për të biseduar mbi kërkesat e mjekëve. /AR,OraNews
