Merkel kërkon reformë të OKB-së
Në 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve tëBashkuara, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vlerësuar meritat e OKB-së,por ka kërkuar edhe reformimin e saj. Merkel mbështet zgjerimin e Këshillit tëSigurimit të OKB-së.
"Shumëshpesh Këshilli i Sigurimit është i bllokuar, kur vjen puna për të marrëvendime të qarta. Ne kemi nevojë për reforma".
Ky është thelbi i mesazhit me video qëkancelarja Merkel ka dërguar me rasin e 75 vjetorit të krijimit të OKB-së nëNju Jork.
"Kombete Bashkuara mund të jenë aq të suksesshme, sa ç' bien dakord vendetanëtare", tha politikanja e CDU-së. Për tëzgjidhur sfidat globale të shekullit të 21-të, duhet që OKB të zhvillohet mëtej.
Në video-mesazhin me rastin e ceremonisë përjubileun e OKB-së, Merkel ka kritikuar qartë bllokimin e punës së OKB-së.Kancelarja nuk përmendi as vende si Kina apo Rusia dhe as presidentin amerikan,Donald Trump, që ka preferuar veprimet unilaterale në zgjidhjen e konfliktevendërkombëtare.
Por ajo ishte më se e qartë, kur tha, se shumëshpesh "Kombet e Bashkuara mbesinmbrapa idealeve që i kanë vënë vetes, sepse gjithmonë interesat e vendeve tëveçanta pengojnë që sistemi i rendit të funksionojë si duhet tëfunksionojë."
Merkel shtoi këtu se "kush mendon, se mund t'ia dalë vetëm mbanë, gabohet. E mira jonëe të gjithëve ndahet. Si vuajtja. Ne jemi një botë."
Kancelarja gjermane ka marrë si shembullpandeminë e Coronës që tregon, se "problemet globale kërkojnë në të gjithanivelet mirëkuptim dhe bashkëpunim përtej kufijve të vendeve".
Merkel për një Këshill Sigurimi të zgjeruar
Gjermania është gati të marrë përgjegjesi mëtej, "me dëshirë edhe në një Këshill Sigurimi të zgjeruar", thaMerkel, në kaudër të propozimeve për reformën e OKB-së dhe instancës së saj mëtë rëndësishme.
Sfondi i kësaj është dëshira e Gjermanisë përnjë vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ku ky vend aktualisht është ipërfaqësues si anëtar jo i përhershëm për dy vjet.
Më tej Merkel ka vlerësuar punën e Kombeve tëBashkuara në konsolidimin e paqes si në Afganistan dhe Mali, por edhe nëpërndjekjen e krimeve të luftës si edhe në luftimin e varfërisë dhe shuarjen esëmundjes së lisë.
Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ushpreh me kritika në jubileun e 75-të të OKB-së.
"Shtëpiajonë e përbashkët nuk është në gjendje të mirë",tha Macron po në një mesazh me video.
"Fundamentii saj është gërryer, muret janë çarë nga goditjet e atyre që e kanë ngriturvetë atë."
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në fillim të ceremonisë shprehu pakënaqësinë se ka shumë "sfida multilaterale dhe një deficit në zgjidhjet multilaterale". Ai tha se "askush nuk e do një qeveri botërore, por ne duhet të punojmë së bashku, për të përmirësuar udhëheqjen në botë./ DW