Kina dënon me 18 vjet burgim manjatin që kritikoi presidentin Xi
Kina ka dënuar manjatin e patundshmërisë, RenZhiqian, njëherësh kritikun e presidentit kinez, Xi Jinping, me 18 vjet burgimpër korrupsion.
Ren, ish-udhëheqës i grupit shtetëror tëpatundshmërisë, Huayuan, është gjobitur edhe me 618,000 dollarë, sipas vendimittë Gjykatës së Pekinit.
Gjykata ka shpallur Ren fajtor për“korrupsion, ryshfet, përvetësim të fondeve publike dhe abuzim me pushtetin”.
Në dokumentet e gjykatës është thënë po ashtuse Ren ka pranuar “krimet e tij”, bashkë me dënimin.
Ren, 69-vjeçar, ish-anëtar i Partisë Komunistedhe ish-udhëheqës i kompanisë Huayuan ka pasur raporte të mira me zyrtarë tëkësaj partie, përfshirë nën-presidentin, Wang Qishan, njeriun e dytë më tëfuqishëm të Kinës.
Ren është përjashtuar nga partia në muajinkorrik, pasi është akuzuar për “bashkëpunim me fëmijët e tij për të krijuarpasuri në mënyrë të papërmbajtshme”.
Ren, djali i tij dhe asistenti janë zhdukur mëherët gjatë këtij viti, pasi ai ka publikuar një artikull duke kritikuarPekinin për mënyrën si ka menaxhuar pandeminë me koronavirus.
Ndonëse në shkrimin e tij nuk është përmendurdrejtpërdrejt presidenti kinez, në të është folur për një “palaço” të etur përpushtet dhe të vendosur për të “luajtur rolin e perandorit”.
Ren më herët kishte kritikuar Partinë Komuniste edhe përmes postimeve në rrjetet sociale./ Radio Evropa e Lirë