Humbi punën për shkak të Covid-19, nëna po mbijeton falë biznesit të katër fëmijëve të saj të vegjël

Për shkak të pandemisë  të koronavirusit një nënë nga Florida kahumbur punën e saj.

Ajo dhe familja e saj tani mbështetet vetëm nëtendën e limonadave që kanë ngritur fëmijët e saj për të siguruar mbijetesën.

Erin Bailey drejtonte një biznes  i cili merrej  me kujdesin e lëndinave në Palm Spring.

Por, me fillimin e pandemisë lista e klientëvetë saj filloi të zvogëlohej dhe tani ajo nuk ka asnjë klient.

“Unë isha aq e ngazëllyer që më në fund kishabiznesin tim dhe po shkonte mirë, por papritmas gjithçka u ndal. Unë isha aq elumtur dhe krenare, sa që tani po ndihem si dështake”-tha Bailey

Mes lotësh nëna e katër fëmijëve u shpreh sendjehet e pashpresë dhe sikur po përplaset me gjithçka.

“Jam bërë e pashpresë. Thjesht ndjehem sikurpo eci përreth një errësire dhe po përplaseni me gjithçka. Thjesht ndiheni kaqe vetme, duket se të gjithë të tjerët janë mirë, por ju jeni i vetmi që nukjeni”- shtoi ajo.

Ajo u përpoq të ringjallë biznesin e saj tëkujdesit për lëndinat, por shumica e klientëve të saj kanë frikë se po prekennga virusi dhe nuk duan që ajo të vijë në shtëpitë e tyre.

Nga opsionet, nëna në vështirësi iu drejtuatendës së limonadës së fëmijëve të saj për ta mbështetur familjen.

Për gjashtë muajt e fundit, Bailey dhe katërfëmijët e saj  të cilët janë nga 6 derinë 10 vjeç kanë kaluar mëngjeset e tyre duke bërë limonadë dhe më pas dalin eshesin.

Mirëpo, biznesi nuk është aspak fitimprurës dhe ata zakonisht fitojnë rreth 30 dollarë në ditë sa sigurojnë ushqimin e ditës.