I vendosën zjarrin fabrikës ku humbën jetën 260 persona, autorët dënohen me varje

Dy burra janë dënuar me varje në mes të qytetit nga gjykata në Karaçi pasi u shpallën fajtor për vendosjen e zjarrit në fabrikën e veshjeve në Pakistan.

Abdul Rehman dheZubair Charya dy të akuzuarit ishin punonjës të fabrikës dhe sipas deklaratavetë bëra nga gjykata rezulton se shkaku i vendosjes së zjarrit ishte sepse atanuk kishin marrë akoma rrogën nga pronarët e fabrikës.

Ky  zjarr ndodhi në vitin 2012  ku fatkeqësishthumbën jetën 260 njerëz të cilët mbetën të bllokuar  sepse ndërtesa nuk kishte asnjë daljeemergjente.

Më shumë se 24 orëpasi filloi ferri, ekipet e shpëtimit po luftonin ende për të nxjerrë trupat evdekur dhe për të shpëtuar të plagosurit qe ndodheshin brenda.

Shumë punëtorë u hodhën nga katet e sipërme, ndërsa të tjerë nuk mundëm për shkak të grilave metalike të cilat ishin të vendosura në dritare.