Skandal në azilin e pleqve, punonjësit festojnë ditëlindjen pa maska, doreza dhe as distancë

Në një shtëpi pleqsh në Melbourne të Australisë  punonjësit shëndetësorë kanë vallëzuar mepacientët e moshuar pa maska dhe pa doreza.

Videoja është filmuar të premten në shtëpinë epleqve në AdventCare në lindje të Melbourne, ku kishin festuar ditëlindjen enjë pacienti.

Në pamje shihen  gra të veshura me fustane të gjatë shumëngjyrshe  duke vallëzuar, teksa pacientët i shikojnë.  Ata qëndrojnë afër njëri tjetrit për dore pamaska, doreza dhe mjete tëtjera mbrojtëse kundër koronavirusit.

Kujtojmë që nga 22 janari në shtëpitë e pleqvenë Victoria janë shënuar 603 vdekje, e ky shtet në Australi të hënën karegjistruar vetëm 11 raste të reja me COVID-19 si dhe dy të vdekur, që ështënumri më i vogël në tre muajt e fundit.

Policia ka njoftuar se menjëherë do të fillojnë hetimet.