E trishtë, 90 balena ngordhin në brigjet e Australisë

Sipas ekipeve të shpëtimit në Australi tëpaktën një e treta e 270 balenave të bllokuara në Tasmania kanë ngordhur dheshumë të tjera priten që të ngordhin.

Përpjekjet për të shpëtuar qindra balena kanëvazhduar nga ekipet e shpëtimit pa ndërpreje por fatkeqësisht 90 prej tyre janënxjerrë të ngordhura në ujërat e cekëta.

Bllokimi i tyre është raportuar një ditë mëparë dhe sipas biologëve të marinës ky operacion shpëtimi pritet të vazhdojëdisa ditë.

Përmes disa fotografive është parë një numër imadh i balenave në Portin Macquarie, rreth 200 kilometra në veriperëndim tëkryeqytetit shtetëror, Hobart.

Balenat e bllokuara janë një lloj i delfinitoqeanik, që rriten deri në shtatë metra gjatësi dhe mund të peshojnë deri nëtre tonë.

Rreth 40 shkencëtarë qeveritarë, 20 zyrtarëpolicorë, peshkatarë dhe vullnetarë tjerë, janë përfshirë në operacionin eshpëtimit.

Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë nxiti tërheqjen e balenave në breg.