FOTOLAJM/ Itali, nusja shkon me fustan të bardhë të votojë menjëherë pas martesës

Menjëherë pas martesës, të celebruar të Dielënnë Kishën e San Rocco në Sassano (Salerno), një nuse e re nga Campania,Mariagrazia Pinto, shkoi në qendrën e votimit me një fustan të bardhë.

E shoqëruar nga burri i saj i ri, GiuseppeGallo, nga dëshmitarë dhe disa të ftuar, nusja ushtroi të drejtën e saj dhe mëpas shkoi për të festuar.

Gjithashtu në San Donnino (Firence) një çift imartuar shkoi në qendrën e votimit menjëherë pas ceremonisë së martesës.

Siç raportohet nga La Nazione, burri dhe gruaja, Giulia Fabbri dhe Dario Tucci, u pritën me duartrokitje.