Italia shkurton me referendum numrin e parlamentarëve
Referendumidyditor për shkurtimin e numrit të parlamentarëve ka marrë përkrahjen e shumicëssë qytetarëve italianë. Zgjedhjet rajonale, ndërkohë, nuk kanë rezultuar më tëmirat për partinë e opozitarit Mateo Salvini.
Italianët kanë votuar për shkurtimin me një tëtretën të numrit të parlamentarëve dhe i kanë dhënë votëbesimin koalicionitqeveritar në zgjedhjet e pjesshme rajonale.
69,6 për qind e italianëve përkrahën të hënënuljen nga 945 në 600 të anëtarëve në dy dhomat e Senatit dhe të Deputetëve.
Partia propozuese e referendumit, Lëvizja 5Yjet, në koalicion me Partinë Demokratike, e konsideruan rezultatin historik,dhe premtuan një sistem ligjvënës më efikas, më pak burokraci dhe kursimin emiliona eurove në paga politikanësh çdo vit.
Vota plebishitare u mbajt në të njëjtën kohëme zgjedhjet rajonale në 7 nga 20 rajonet e vendit.
Gjatë dy ditëve votim, kryeopozitari MateoSalvini me kandidatët e partisë djathtiste "Liga" nuk arriti dot tëthyejë hegjemoninë e të majtëve, madje e nxori më të fortë qeverinë qendrore.
Grupimet e djathta dhe të majta morën secilanga 3 guvernatorë rajonesh por më i rëndësishmi, ai i Toskanës, qëndroi sërishnën udhëheqjen e demokratëve.
Kryedemokrati Nikola Xingareti deklaroi pasrezultateve paraprake se partitë e koalicionit qeveritar do i kishin fituar tëgjitha rajonet italiane nëse edhe aleatët do kishin strategji të njëjtë me ta.
Ndërkohë Salvini tha se ai nuk do të kërkojëzgjedhje të parakohshme, sepse megjithatë qendra e djathtë vijon të udhëheqë 15nga 20 rajonet italiane.
Partia e tij "Liga" edhe pse mëpopullorja në itali, po humbet rregullisht përkrahje që prej largimit ngapushteti vitin e kaluar.
Me gjithë masat e votimit në kushtet epandemisë së koronavirusit, pjesëmarrja në zgjedhjet rajonale dhe në referendume kaloi nivelin 50 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.
Italia zgjodhi guvernatorët e rajoneve tëKampanjës, Ligurias, Markes, Pulias, Toskanës, Vale d'Aostës dhe Venetos, bashkëme kryebashkiakët e gati 1 mijë qendrave të tjera.