Tamponë për SPAK por jo për shkollat/ Vokshi: Jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve?!
Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi i bën thirrje edhe një herë qeverisë të kryejë tamponë në shkolla, aty ku që nga nisja e mësimit kanë rezultuar disa mësues pozitivë me Covid-19.
Reagimi i Vokshit vjen pas publikimit të rezultateve të tamponëve që u ishin bërë punonjësve të SPAK.
"Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID: mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare "Qemal Mici", mësues në gjimnazin “Naim Frashëri", mësues në shkollën 9-vjeçare "Kushtrimi i Lirisë", nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo" etj", shprehet ndër të tjera Vokshi.
Reagimi i plotë i ish-deputetes:
Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe në shkolla ku ka mësues meCOVID-9 jo?
Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish meCOVID19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjëtransparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.
Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusitCOVID19. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID: mësues nëgjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare "QemalMici", mësues në gjimnazin “Naim Frashëri", mësues në shkollën9-vjeçare "Kushtrimi i Lirisë", nëndrejtor në Gjimnazin “LeonikTomeo" etj.
Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor,stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit meCOVID19.
A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve emësuesve??
Shëndeti dhe jeta e cdo mësuesi dhe cdo nxënësi është eshtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për cdo mësues, sic edhe Kryetarii PD Z Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë!