Tirana me trafik në ditën pa makina
Tirana ishte ndër te vetmit qytete që nuk usensibilizua me nismën e ditës pa makina për mbrojtjen e mjedisit.
Rrugët dhe kryqëzimet në kryeqytet këtëtë martë (22 shtator), gumxhinin nga ndotja akustike e shkaktuar prej trafikut.
Përdoruesite automjeteve thonë se e kanë të pamundur të shmangin përdorimin e automjeteve,për shkak të angazhimeve në pune dhe mungesës së alternativave.
''Kam lavanderi, me çfarë t'i shpërndaj me biçikletë? Kur mbaroj punën përdor biçikletën. Sot është dita pa makina por a shumë trafik. Është bllokuar rruga te treni dhe mezi lëvizet.''
Tirana thuajse çdo ditë vuan prej trafikuttë rënduar, duke fajësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për keqmenaxhim të punevepublike, qytetaret kanë një mesazh për të.
''Trafik më të rënduar nuk ka, nuk rrihet pa makinë. Rrugë të cilat në asnjë moment nuk krijojnë mundësinë e konmunikimit të arterieve, sepse rrugët duhet të jetë në funksion të organizimit të qytetit. Mendoj se këtu duhet të kulmojë më tepër dhe më shumë punë e pak fasdë.''
Në ditën ndërkomebtare pa makina u kërkohetqytetarëve të ndërgjegjësohen duke përdorur një mjet transporti alternativ,qoftë biçikletën apo transportin publik.
Por, në Tiranë jo për të gjithë janë tëpranueshme, pasi sipas tyre transporti publik nuk i ka kushtet e përshtatshme.
''Është beterr, jemi shumë larg Europës.''
Sipas Raportit te Agjencisë së Mjedisit tëBE, një në 4 vdekje në Shqipëri shkaktohen nga ndotja e ajrit.
Kështu, sipas këtij raporti Shqipëria ështënjë nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja kap vlerën e gati 23 përqind etotalit te mortaliteteve.