Fabrika e bitumit në Krrabë pa leje mjedisore

Disa protesta radhazi të banorëve të Krrabës duket nuk e kanë bindur bashkinë e Tiranës të marrë ndonjë masë për largimin e fabrikës së bitumit që çdo ditë e më tepër është kthyer në një problem serioz për ndootjen e zonës.

Fabrika e vendosur në hyrje të tunelit të Krrabës vijon punën normalisht.

Me anë të njëshkrese të datës 2 shtator të këtij viti agjensia kombëtare e mjedisit nëpërgjigje të kërkesës së banorëve është shprehur se kompania nuk ka marrë lejemadje as nuk ka aplikuar për një të tillë.

Besim Veliu: "U mblodh fshati. Caktuan një komision prej 5 vetësh që bënë ankesë dhe vetëm ministria e Mjedisit ka deklaruar se është ndërtim pa leje"

Përballëkëtij fakti, banorët që kërkojnë largimin e fabrikës po përballen edhe mepresione e kërcënime për jetën.. Kështu ka ndodhur me Besim Veliun.

Besim Veliu: "Më kanë dalë përpara duke më kërcënuar. Djalin ma larguan nga puna si në kohë të Enverit"

Kjo fabrikë u largua nga fshati pezë helmës dhe u montua  në Krrabë pa miratimin e banorëve. Ndaj ata përmes një peticioni e kanë paraqitur shqetësimin në zyrën e kryeministrit, kryebashkiakut Veliaj, ministrit te Turizmit dhe Avokatit te Popullit por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.