Caka: Nuk biem dakord me draftin e PS-së, se ka treguar se nuk u qëndron marrëveshjeve

E ftuar nëORA News, ish-deputetja e LSI-së Silva Caka u shpreh se opozita nuk biedakord me një draft të njëanshëm tëPS-së.

Caka tha se mazhorancatregoi se nuk ka dëshirë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Silva Caka: Ne nuk kemi sesi të biem dakord me një draft të njëanshëm të PS-së. Mazhoranca tregoi se nukka dëshirë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Artifica ligjoreqë kanë shpikur për lista gjoja të hapura, është një nga treguesit e shumtë qëkanë treguar kompleksin e mazhorancës, duke i rënë maska dhe të gjithë qytetarëte kuptojnë se ata vetëm zgjedhje nuk mbajnë dot. Prandaj shpikin Artifica tëtilla për të qëndruar në pushtet.

Sipas Cakës,opozita nuk ofron propozime apo draft, se PS ka treguar se nuk u qëndron marrëveshjeveashtu sikurse ka bërë qysh në vitin 2013.

Silva Caka: Listat e hapuranënkuptojnë që qytetarët të votojnë atë që duan. Por me këto lista, të parët, tëdytët dhe të tretët, që mund të kenë shumë më pak vota se ai i njëzeti, por përshkak se ky i fundit nuk kalon herësin apo atë mesataren, nuk zgjidhet nëparlament duke mos përfaqësuar vullnetin e votuesve. Këto nuk janë lista tëhapura, por të mbyllura. Ne nuk i duam këto lista, por i duam të hapura, në mënyrëqë qytetarët të sjellin në parlament ata që duan. Ne nuk bëjmë propozime apodraft, se PS ka treguar se nuk u qëndron marrëveshjeve ashtu sikurse ka bërëqysh në vitin 2013.

Caka shtoise listat e hapura nuk janë një kauzë nga një person i caktuar pasi LSI e ka bërënjë artikulim të tillë qysh nga viti 2008.

Silva Caka: Ne nuk biemdakord me propozimet e tyre madje kemi thënë që t'i drejtohemi OSBE-ODHIR. Kjo ështëhera e parë që kushtetuta për përfitime elektorale ndryshohet në mënyrë të njëanshme.Ne nuk i shërbejmë Edi Ramës, prandaj nuk jemi në parlament. Ndërsa listat ehapura nuk janë një kauzë nga një person i caktuar. LSI e ka bërë një artikulimtë tillë qysh nga viti 2008 me grevën e urisë, për mos ndryshimin e sistemitelektoral.

Intervistoi LeftionPeristeri, përgatiti A. Kurti