Sistemi shëndetësor përballë Covid, mjeku Allkja: Të mos mburremi kot, jemi për të qarë hallin!

Vera dhe temperaturate nxehta të saj nuk arritën të zhduknin koronavirusin siç edhe shumë patënpretenduar por edhe besuar.

Por ulja etemperaturave me ardhjen vjeshtës e më pas dimrit ngre më tej nivelin e alarmitpër përkeqësim të gjendjes për shkak të edhe të virozave stinore që qarkullojnë.

Allkja: Përveç hapjes së shkollave fillon stina e ftohtë. Vjeshta dhe akoma i ftohtë dimri, ku viruset bëhen më patogjenë, janë më të aftë për të shkaktuar sëmundje se në stinën e ngrohtë. Përveç  virusit Covid-19 në ajër qarkullojnë dhe do të qarkullojnë mijëra shtamesh virusesh të tjera që janë të aftë të shkaktojnë të njëjtën klinikë, si rrufë, kollë, djegie fyti, temperaturë që mund të shkaktojë konfuzion si te njerëzit ashtu edhe te stafet mjekësore që janë të pakët dhe jo të trajnuar si duhet.

Ilir Allkja, mjek iUrgjencës, në një intervistë për Ora News thotë se sistemi shëndetësor në vendka shumë mangësi.

Allkja: Tëmos mburremi kot, kemi mangësira në spitale. Senatoriumi është një ndërtesë qëka filluar të ndërtohet në 1926. Kemi mangësira dhe kjo nuk është turp. Jemi përtë qarë hallin por gjithësesi mjekët dhe inferemirët janë të angazhuar.

Mjeku u ndal edhe tesituata e rëndë psikologjike që kalojnë pacientët me Covid të shtruar në spitale.

Allkja: Këtotë sëmurë vuajnë  nga çrregullimet tëhumorit, janë në ankth për jetën e  tyre,ecurinë dhe përfundimin e  sëmundjes. Të sëmurëtqë janë të hospitalizuar, shumica e dhomave të spitaleve tona janë me nga 2-3shtretër. Keni parasysh një të sëmurë ku shoku i dhomës së tij shkon për terapiintensive, për frymëmarrje të drejtuar, apo ndonjë rast fatal vdes, përjeton njëmakth të madh në psiqikën e tij. Janë të sëmurë që kanë nevojë dhe për suport,mbështetje psikolgjike që mesa duket cedon në spitalet tona.

Intervista në studio me gazetaren Eneida Ndoci, përgatiti për online Besjana Kuçana