IKMT shpërthen me 88 kg tritol pallatin 12 katësh në Durrës
Ky është momenti i shpërthimit të kontrolluar me tritol tënjë pallati 12 katësh në Durrës.
Duke perdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela(vrima) specialistët e IKMT kanë kryer shpërthime në të gjitha katet ebrëndshme të godinës që ndodhet në lagjen 17 të Durrësit.
Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi murete objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat tëfundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me menyrate zakonshme.
Shpërthimet janë shoqëruar menjë re të madhe pluhuri të ngritur nga godina shumëkatëshe.
Banorët ishin njoftuar disaditë më parë që të largoheshin nga banesat si dhe të linin dritaret hapur.
Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12katesh, i cili ka qenë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te26 nëntorit te vitit të kaluar.
Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.
