Tiranë, 45-vjeçari plagoset me armë zjarri nga fqinji
Një konflikt i çastit mesfqinjësh ka degjeneruar në përdorimin e armëve duke lënë një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur jashtënjë blloku pallatesh në zonën e Astirit në Tiranë.
Burime për Ora Newstheksojnë se i plagosuri është shtetasi Spartak Beqaraj.
Ndaj tij është qëlluar disaherë me armë, por plumbat e kanë marrë vetëm në këmbë.
Siç bën me dije policia,Beqaraj po merr trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur nëvendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit, të cilin e ka identifikuar.
Njoftimi i Policisë:
"Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve".
Duhet theksuar se, prej disa ditësh vendi është përfshirë nga një valë ngjarjesh kriminale që kanë shkaktuar panik te qytetarët.
Trinomi Tiranë-Elbasan-Durrës ka qenë epiqendra e vrasjeve, plagosjeve dhe atentateve me eksploziv gjatë javës që po lemë pas. /A.R, Ora News