Pandemia, ndikim te shëndeti mendor. Dyfishohen rastet në Korçë

Pandemia e koronavirusitka ndikuar jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë emocional, duke pasurparasysh periudhën e izolimit.

Shtimi i ankthitdhe i frikës nga ky virus ka ndikuar në jo pak njerëz në qytetin e Korçës.

Kjo lidhet ngushtëedhe me masat e marra për mbajtjen e distancës, çka i bën qytetarët të ndihen tëizoluar dhe të vetmuar.

Kjo situatëpranohet edhe nga mjeku psikiatër, Roland Lalaj.

"Janë shumë të prekshëm njerëzit vunerabël, kemirritje të numrit të rasteve që kanë çrregullime ankthi. Kontigjenti më i madh qëkanë probleme të ankthit dhe gjumit si pasojë e post-covid janë moshat e  treta."

SipasLalajt, të moshuarit janë ata që po e vuajnë më së shumti këtë situatë e ndërkohëkëshillojnë qytetarët që të shtojnë më shumë aktivitetet sportive, pasi sjellinnjë qetësim fizik dhe emocional.

"Aktiviteti fizik është prioritet."

Dyfishimii numrit të personave që vuajnë nga shëndeti mendor ka ngritur alarmin nëqytetin juglindor e ajo që pritet të shihet pas zhdukjes së pandemisë është pikërishtfakti se sa do të zgjasë ky ndikim te qytetarët.