Më pak abone të shitura, në shtator ra me 35% numri i aboneve mujore

Numri iudhëtarëve që përdorin transportin publik vijon të jete i ulët, e për pasojëedhe numri i aboneve të shituara këtë muaj është i ulët.  Megjithatë punonjësit e këtij sektori thonë semes udhëtarëve ka më shumë nga ata që janë të pajisur me abone.

Rënia e shitjeve të aboneve lidhet edhe menumrin e ulët të qytetarëve që përdorin transportin publik.

Gjatë muajit shtator janë  shitur rreth 35% e numrit total të aboneve.

Pas rinisjes së punës për transportin publik,qytetarët kanë bërë thirrje për rikthimin sa më parë të aboneve, ata thonë sepajtimi mujor është shumë i rëndësishëm pasi ul shpenzimet ditore.

Interesin e udhëtarëve për këtë biletë të përmuajshmee pohojnë edhe faturinot.

Një abone e përgjithshme kushton 1600 lekë,por ka denoncime se kompani të ndryshme e kanë shitur atë me çmim më të ulët, çkaështë në kundërshtim me ligjin.

Sektori i transportit publik ishte një nga atasektor të cilët bënë rezistencë për rikthimin në punë për shkak të kushteve dheshpenzimeve të përcaktuara në protokollin e sigurisë anti-Covid.

E megjithëse puna e tyre vijon normalisht,numri i udhëtarëve vijon të mbetet i ulët.