'Nuk do luajmë pa u përmbushur kërkesat', Partizani mesazh kryeministrit Rama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2020, 22:30
Partizani nuk u nda nga “tufa” për bojkotin e kampionatit.
Ashtu si klubet e tjera të Kategorisë Superiore, sot ekipi i kuq zbriti në fushë thjesht për të protestuar dhe për të kërkuar përmbushjen e katër kërkesave që Liga Profesioniste ka ndaj qeverisë.
''Katër kërkesat e Ligës janë minimale dhe plotësisht të realizueshme, madje të premtuara nga të gjitha qeveritë në fushata elektorale, e të harruara sapo marrin mandatet. Nuk do të kthehemi të luajmë, pa u përmbushur të katër kërkesat e paraqitura'', thuhet në mesazhin në Facebook drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Për këtë arsye të kuqtë lanë përgatitjet në Ohër dhe arritën mbrëmë në Tiranë.