Topi 'nuk rrotullohet' as në Korçë, vijon bojkoti i kampionatit

Edhe në Korçë, ashtu si në të katër stadiumet e tjerate vendit ku do te luhej java e pare e Kategorisë Superiore, topi nuk ështërrotulluar.

Madje kapitenet e dy ekipeve, të Skëndërbeut dhe Vllaznisë, kane lexuar një letër proteste ku theksohej se topi nuk do të levizë për aq kohë sa qeveria nuk reagon.

Burime bëjnë me dije se protesta do te përshkallëzohetderi në një proteste te madhe e cila do të mbahet përpara kryeministrisë.

Te njejtat burime thanë se 'Bulevardi dëshmoret ekombit', do të shndërrohet në fushë futbolli të të gjitha moshave që nga akademitëe vendit e deri tek ekipet e të rriturve, të cilët në vend të protestave tëdhunshme do të zgjedhin të demonstrojnë me atë që dinë të bëjnë më mirë, lojëne topekëmbës.

Skënderbeu dhe Vllaznia kanë treguar sot nga juglindjase topi veshtirë të rrotullohet pa ndryshuar rregullat e lojës.