Gareth Bale zbarkon në Londër

Totenenham ka mbyllur marrëveshjen me Gareth Bejl dhe serxhio regulion nga Real Madridi. Sulmuesi dhe mbrojtësi kanë mbërritur në londër dhe prezantyimi i tyre nga Spurs është çështje orësh.

Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale ka mbërritur në kompleksin e stërvitjes së Tottenham Hotspur ndërsa ai rikthehet në klub pas avneturës me los blancos.

31 vjeçari, do të ribashkohet me Spurs në huazim pas 7 vitesh qëndrimi në madrid, ku fitoi gjithcka në karrierën e tij me përjashtim të topit të artë. 

''Derisa të më thuhet se Bale është një lojtar i Tottenham, unë respektoj faktin se ai është një lojtar i Real Madrid. nuk komentoj për lojtarë nga klube të tjera. Unë duhet ta respektoj atë. Kur isha trajneri i realit u përpoqa të nënshkruaj me gareth, por nuk u realizuar gjatë kohës që isha atje. Por presidenti ndoqi instinktin tim dhe njohuritë e mia dhe sezonin që unë ika ai e solli Gareth në klub. Nuk është sekret, madje Gareth e di se unë e preferoj," tha trajneri i Spurs, Jose Mourinho.

Gjithashtu, mbrojtësi anësori i Real Madrid, Sergio Reguilon do të përfundojë transferimin e tij në Tottenham të Premten. Reprezentuesi 23-vjeçar i Spanjës luajti sezonin e kaluar në huazim në Sevilla, duke fituar Europa League. Në korrik 2019, Reali anuloi një marrëveshje që Bale të bashkohej me klubin e Superligës Kineze, Suning, dhe ai luajti 20 herë për kampionët e Spanjës sezonin e kaluar.