"Los Blancos": Pritet ardhja e fashikujve, të arrestuarit 40 ditë paraburgim

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg me afat 40 ditë Gentian Manaj, të arrestuar në Tiranë për llogari të operacionit "Los Blancos", gjatë të cilit u ndaluan 30 persona në 10 shtete.

Vendimi i është dhënë me afat për shkak se pritet të mbërrijnë nga Italia fashikujt e dosjes, ndërsa me pas togat e zeza do vendosin nëse do ekstradohet drejt Italisë apo jo.

Manaj akuzohet se ishte pjesë e kartelit shqiptar të drogës,që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të BashkimitEuropian.

I dyshuari si koka i rrjetit është Eldi Dizdari, i ndaluar në Dubai.

Nga hetimet ka rezultuar se ai drejtonte "Kompanine Bello", përmes të cilës importonte ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhejanë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapurdhe sekuestruar.

Sipas akuzës një tjetër linjë e këtij grupi funksiononte dhe në Ekuador, ku është ndaluar 40-vjeçari, i njohur si Dritan Rexhepi.

Sipas dosjes për operacionin Los Blankos 5 persona janë vënë në pranga në Shqipëri dhe 5 shtetas shqiptar janë ndaluar jashtë vendi.

Më herët para togave të zeza në Vlorë dolën dhe Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro. Edhe për ta vendimi është burg me afat 40 ditë.

Gjatë hetimeve janë sekesutruar 5,5 milionë euro dhe rreth 4 tonë kokainë.