Gjirokastër: I hyjnë në banesë e dhunojnë barbarisht. E moshuara: Dyshoj tek ata që më vranë burrin
Kjo grua e moshuar u dhunua barbarisht në shtëpinë e saj në fshatin Palokastër të Gjirokastrës.
Nga Spitali ku po trajtohej për dëmtimet që mori, 75-vjeçarja Dhespina Qano tregon për sulmin e dhunshëm.
Dhespina Qano: "U hap dera dhe më goditi. Më qëllonte me forcë të madhe në kokë sa u mbush shtëpia gjak. Pastaj më zuri frymën. I thashë mos më vra, ç'të kam bërë. Nuk kam gjë të të jap, më lëshoi"
E moshuara ka dyshime se njeriu që e sulmoi është i njejti person që gati tre vite më parë i ka vrarë burrin.
Gruaja thonë ajo nuk ka konflikte të tjera, ndërsa në fshat e dinë se është e varfër, ndaj nuk ka qenë tentativë për grabitje.
Dhespina Qano: Unë s'kam hasmëri. Vetëm më kanë vrarë burrin. Personi që vrau burrin tim nuk e vuan dënimin. Unë s'kam para ti jap, ata kanë para.
Policia e Gjirokastrës mësohet se ka shoqëruar disa persona, ku mes tyre dyshohet se është edhe autori i dhunimit të 75 vjeçares