Durrës, sulmi me armë zjarri vret babain, plagoset i biri dhe një person tjetër

Shënohet sërish një tjetër rast përplasje me armë zjarri në Durrës.

Një person mbeti i vrarë, ndërsa dy të tjerë u plagosën mbrëmjen e sotme pas një sherri në qytet.

Ngjarja u regjistrua në lagjen Nr.13, te sektori Teuta i plazhit rreth orës 20:00.

Mësohet se 2 shtetas, babë e bir, janë përfshirë në konflikt, shkaqet e të cilit akoma nuk dihen.

Për fat të keq një prej tyre, shtetasi Armando Baboçi, 39 vjeç, nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

I plagosuri tjetër, i biri i tij, shtetasi Erald Gjini, 19 vjeç, djali i tij por që kishte ndryshuar mbiemrin, ndodhet nën kujdesin e mjekeve në spitalin rajonal të Durrësit.

Po ashtu, është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.

https://youtu.be/cpP0lgXstEA

"Më datë 18.09.2020, rreth orës20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta emë pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarrshtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janëshoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre ështëautori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas dëshmive në vendngjarje janë dëgjuar 3 krisma pistolete.

https://youtu.be/9NxASxRjd0g
https://youtu.be/PQgvHeCNpVQ