Vokshi: Rama u refuzua nga Merkeli. Urrejtja e tij për gratë aq e madhe, sa shkarkoi Shahinin ditën e parë të shkollës

E ftuar nëRTV Ora, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se Rama u refuzua nga Merkel nëGjermani dhe kështu i ra fasada propagandës.

Vokshi ushpreh se Rama është refuzuar edhe nga CDU/ CSU ku qëllimi kryesor ishte lobimipër konferencën e parë ndërqeveritare.

Vokshi: Lajmi që u publikuanga DW qysh në mëngjes tregoi se propagandës së Ramës i ka rënë fasada. Për fattë keq Shqipëria sot është në udhëkryq. Shkaktari për këtë është Rama, i cili urefuzua që të takohej nga Merkeli. Pavarësisht kësaj mediat afër tij e nxorrënse do të kishte një takim e Merkel. Po ashtu, Rama është refuzuar edhe nga CDU/CSU ku qëllimi kryesor ishte lobimi për konferencën e parë ndërqeveritare.

Për Vokshin,reforma zgjedhore konsensuale është kusht themelor për procesin e integrimit,ndërsa Rama në panik është duke gjetur çdo lloj mekanizmi për të bllokuar këtëproces.

Vokshi: Reforma zgjedhoreduhet të përfshijë gjithë spektrin politik në mënyrë konsensuale. Marrëveshja e5 qershorit u shkel një javë më vonë pas miratimit nga njeriu më i pabesë nëShqipëri, Edi Rama. Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj në lidhje memarrëveshjen e 5 qershorit, duke kërkuar që të respektohet kjo marrëveshje, pandryshime të njëanshme. Prandaj ne kemi kërkuar ndërhyrjen e OSBE-ODHIR, gjë qërefuzohet nga Rama, edhe kur vetë është kreu i këtij institucioni. Reforma zgjedhorekonsensuale është kusht themelor për procesin e integrimit. Rama në panik ështëduke gjetur cdo lloj mekanizmi për të bllokuar këtë proces. I gjithë propozimii PS-së rrotullohet te heqja e koalicioneve.

Vokshi theksoise amendamentet e fundin në ligjin anti-shpifja janë anti-kushtetuese dhe seRama po mundohet që të kapë ose gjobisë medien përmes AMA-s.

Vokshi: Amendamentet efundin në ligjin anti-shpifja janë anti-kushtetuese dhe shkelin nenet edeklaratës për të drejtat e njeriu. Ky ligj me anë të 2 agjencive tëkontrolluara nga Rama, me në krye dy persona, ku njeri ka qenë krahu i djathtëi Ramës dhe kontrolli i Bordit të AMA-s, që do të kontrollojnë dhe do tëgjobisin e shantazhojnë si gjykatë politike kundrejt gazetarëve guximtarë. Të gjithëe kanë kundërshtuar këtë nismë të Ramës për t'u mbyllur gojën medieve në mënyrëanti-kushtetuese.

Vokshi shtoise Rama kaq urrejtje aq të madhe për gratë, që shkarkoi një grua ditën e parë tëdikasterit që ajo drejton.

Vokshi: Se sa Rama e kaprioritet arsimimin e fëmijëve, tregohen nga fakti që shkarkoi në mënyrë tëpabesë ish-ministrin Besa Shahini. Nuk mund të bëhet kjo në ditën e parë tëshkollës. Aq e madhe duhet të jetë urrejtja e Ramës për gratë, që ta shkarkojënjë grua në këtë mënyrë, ditën e parë të dikasterit që ajo drejton. Meqë ajonuk i shërbente më planeve dhe propagandës së Ramës, atëherë ai e shkarkoi. Nukkanë rëndësi emri i ministres, sepse ka vetëm një shkaktar të rrënimit tëarsimit në vend, që është Edi Rama.

Intervistoi BetiNjuma, përgatiti A. Kurti