Durrsakët dëshmitarë të skenave si në filma aksion: përplasje me makina, pistoleta e shkopa bezjbolli
Zbulohen detaje nga përplasja që ndodhi mbrëmjen e 18shtatorit në lagjen nr 13 në zonën e plazhit në Durrës. Nga përplasja me armë emjete të forta, deri dhe shkop bejzbolli mbeti I vrarë 39 vjeçari Armando Baboçi ndërsa u plagos djali I tij.
Përplasja – Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se sherri kishte nisur 2 orë më parë dhe më pas janë rikthyer sërish në vendin e konfliktit ku dhe kanë rinisur sërish sherri.
Ata që kanë qenë aty thonë se i ngjante një skene të filmave aksion, informon Ora News.
Kur babë e bir kanë tentuar të largohen i kanë bllokuar rrugënme dy makina. Makinat janë përplasur me makinën e 39 vjeçarit dhe më pas janë qëlluarme pistoletë. Më pas konflikti nga lokali ishte zhvendosur, sipas banorevedrejt shinave te hekurudhës.
Viktima Armando Baboçi ishte me origjinë nga Laçi dhe prejdisa kohësh banonte në Durrës.
Shumë të afërm kishin menduar se ai ishte larguar për në Itali ku dhe zhvendosej për të jetuar.

Baboçi ishte babai i 4 fëmijëve, më i madhi 19 vjeç dhe më i vogli një djalë vetëm 2 muajsh, informon gazetari i Ora News, Mark Brunga
Deri tani janë arrestuar 5 persona, 20 vjeçarë të përfshirë në konflikt: Klodian Daci, 20 vjeç, Henri Tatazi, 23 vjeç dhe Sergio Tatazi, 20 vjeç, Erik Tatazi banues në Durrës.
Janë arrestuar për moskallëzim krimi Endri Cimo (Bregu), 25 vjeç dhe Argit Kastrioti, 24 vjeç, banues në Durrës.
Ndersa jane ne kerkim 3 persona.