Durrës: Vranë babain i plagosën të birin, 5 të arrestuar dhe 3 në kërkim
Pesë persona janë arrestuar ndërsa 3 janë shpallur në kërkim pas përplasjes me armë të ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit në lagjen 13, në plazhin e Durrësit.
Nga ky sulm mbeti i vrarë Armando Baboçi, ndërsa u plagos Erald Gjini, djali i tij, i cili kishte mbiemrin e të ëmës.
Sot, (19 shtator) policia informoi se ka arrestuar në flagrancë tre 20 vjeçarë të përfshirë në konflikt: Klodian Daci, 20 vjeç, Henri Tatasi, 23 vjeç dhe Sergio Tatasi, 20 vjeç, banues në Durrës
“Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës" informoi sot policia e Durresit.
Janë arrestuar për moskallëzim krimi Endri Cimo (Bregu), 25 vjeç dhe Argit Kastrioti, 24 vjeç, banues në Durrës.
Tre ne kerkim - Ndërsa po punohet dhe për arrestimin e tre personave të tjerë
Përplasja e 18 shtatorit – Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se sherri kishte nisur 2 orë më parë dhe më pas janë rikthyer sërish në vendin e konfliktit ku dhe kanë rinisur sërish sherri.
Ata që kanë qenë aty thonë se i ngjante një skene të filmave aksion.
Kur babë e bir kanë tentuar të largohen i kanë bllokuar rrugënme dy makina. Makinat janë përplasur me makinën e 39 vjeçarit dhe më pas janë qëlluarme pistoletë. Më pas konflikti nga lokali ishte zhvendosur, sipas banorevedrejt shinave te hekurudhës.
Babai i 4 femijeve- Viktima Armando Baboçi ishte me origjinë nga Laçi dhe prej disa kohësh banonte në Durrës. Shumë të afërm kishin menduar se ai ishte larguar për nëItali ku dhe zhvendosej për të jetuar.
Baboçi ishte babai i 4 fëmijëve, më i madhi 19 vjeç dhe më I vogli një djalë vetëm 2 muajsh.
Sekuestrohen kamerat- Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve K.D., H.T., dhe S.T., për veprat penale "Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim, "Armëmbajtje pa leje" dhe në ngarkim të shtetasve E.C.(B)., A.K., për veprën penale "Moskallëzim krimi".
Lexoni me shume: Si ndodhi vrasja dje ne Durres
