Surpiza që emocionoi botën/ Me fustan të bardhë në spital, nusja befason nënën e sëmurë me kancer
Një nuse e veshur me të bardha befasoi nënën esaj e cila ndodhej për kurim në një spital në Angli, si pasojë e një kanceri nëmushkri.
Nusja, Nicole Lind, si pasojë e situatës sëkrijuar nga koronavirusi e kishte anuluar dasmësn, por për shkak të gjendjes sërënduar së shëndetit të mamasë së saj, ajo vendosi të improvizonte një 'dasmë'në spitalin ku e ëma po trajtohej.
Të kapur për dore, Nicole dhe partneri i saj ushfaqën para shtratit të mamasë, e cila shpërtheu në lot kur e pa të veshurnuse të bijën.
“KurNicole u shfaq e veshur me fustan nusërie mendova se ishte një shaka. Nuk mundtë mendoja shumë në ato çaste, por di të them që u ndjeva tepër krenare. Nicoleështë kujdesur shumë për mua dhe ta shikoja të lumtur është një ndjesi epapërshkrueshme”, u shpreh kështu mamaja e Nicole.
Të pranisëm në këtë dasëm të improvizuar ishindhe një prift dhe e motra e Nicole.