Delvinë, rinis mësimi në shkolla pas 3 rasteve me Covid-19

Konfirmimi i tre rasteve me koronavirus në institucionet arsimore në Delvinë detyroi pezullimin e procesit mësimor ditën e enjte. Sot nxënësit janë rikthyer në banka, ndërsa konfirmimi i virusit në shkolla ka ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit për zbatimin e masave.

3 shkolla dhe dy kopshte pezulluan mësimin, pasi një edukatore dhe një sanitare rezultuan pozitive me Covid-19 në Delvinë.

Kolegëtqë kishin kontakte të afërta janë vetëkrantinuar dhe atyre që do të shfaqinshenja infektime, do t'u merret tamponi.

Ndërkohë,ambientet e shkollave dhe kopshteve janë dezinfektuar dhe ditën e sotme nisiprocesi mësimor.

Raste e konfirmuara pozitive shkaktuan alarmmes prindërve të fëmijëve në qytetin e vogël.

Nxënësit thonë se protokolli anti-covid-19 pozbatohet.

Autoritetet shëndetësore në Delvinë thonë se mësuesite infektuar janë asimptomatikë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.