RENEA dhe Shqiponjat "blindojnë" Elbasanin, kontrolle të rrepta në rrugë
Vijojnëkontrollet e imtësishme në Elbasan nga forcat speciale RENEA dhe Shqiponjat.
Aktualishtnë rrethrrotullimin e Bradasheshit janë duke u kryer kontrolle te rrepta.
Pas ekzekutimit mafioz të Bujar Çelësmëngjesin e sotëm, forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në Elbasan.
Pak më herët ditën e sotme u prangos ErionAlibej, si porositësi dhe organizatori i vrasjes së vëllait të Talo Çelos, sidhe Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Edhe ditën e djeshme u ushtruan kontrollenë Elbasan dhe zonën përreth, kryesisht në zonën e Bradasheshit.
Kontrollet nisën pas vrasjes së 50-vjeçaritBujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës.
49-vjeçari, Talo Çela është person ishpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e RendaTiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale“Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë,“Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuarkriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
49-vjeçari akuzohet si autori i dyshuar igrabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit më datë 9 prill 2019, kudisa persona nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin njësasi të konsiderueshme vlerash monetare që po transportoheshin me avion.
Çela u akuzua se kishte ndihmuar nëmodifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futurlehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.
Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmesdëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen evëllezërve Haxhia.