Arrestohet 43 vjeçari i kërkuar për disa ngjarje kriminale në Elbasan
Një 43 vjeçar është arrestuar si autor i vrasjes së mbetur nëtentativë të tre personave në gusht të një viti më parë ndërsa dyshohet se ështëI përfshirë dhe në vepra të tjera kriminale që kanë ndodhur më parë në Elbasan.
Gentian Minos ishte i kërkuar për veprimtari kriminale nëfushën e krimeve ndaj personit dhe arrestimi I tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar "Zaranika"
“Ky shtetas nëbashkëpunim me shtetasin I.B., ( i cili është arrestuar mê parë), më datë02.08.2019, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, në ambientet e njëlokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dyshtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.
Po nga verprimet hetimore të kryera dyhsohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentinin ligjor të impkimit të këij shtetasi” informon policia e Elbasanit
Më 2 gusht 2019 në një lokal në afërsi të Pallatit të Sportit mbetën të plagosur Fezi Ago, Elton Cërriku, Mihal Kocashi.
Ndaj Gentian Minos 43 vjeç, banues në Elbasan Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën esigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje në rrethanatë tjera cilësuse" e kryer nëbashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje e armëve tëzjarrit".
Arrestimi i tij është bërë nga specialistët për Hetimin eKrimit Seksioni Kundër Personit në DVPElbasan në bashkëpunim me forcën e Posaçme "FAST" në DPPSH
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës Parë Elbasan, për veprimet emëtejshme proceduriale.