Ditmir Bushati mund të marrë postin e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias
Shqipëria synon të kontrollojë zyrën e OSBE-së që mbulon lirinë e medias. Pasi Harlem Desirit i mbaroi mandati, posti i Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias i është ofruar ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Burimet ende nuk konfirmojë nëse zoti Bushati do ta pranojë këtë propozim.
Ndërsa, Shqipëria është përfshirë edhe një herë nga debati për të ashtuquajturën paketë anti-shpije, Tirana zyrtare duhet se kërkon të marrë postin e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias. Burimet i thanë 'Ora News' se kryetari në detyrë i OSBE-së, kryeministri Edi Rama synon të zëvendësojë Harlem Desir-in me ish-ministrin e Jashtëm, deputetin socialist Ditmir Bushati.
Me këtë lëvizje, kryeministri Rama synon të qetësojë siopinion ndërkombëtar në lidhje me lirinë e medias në vend, ashtu edhe deputetinrebel Ditmir Bushati, i cili ishte ndër të vetmit socialistë që kundërshtoi nëparlament paketën anti-shpifje dhe kërkoi që për të t’i merret një mendimKomisionit të Venecias.
Paketa anti-shpifje u vendos në kalendarin e punimeve tëKuvendit të hapje së sesionit kur kryeministri Edi Rama deklaroi se në draft dotë përfshihen të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Një vendim i tillë u kundërshtua si nga komuniteti igazetarëve, shoqëria civile dhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit tëEuropës që përmes një deklarate theksoi se drafti i tanishëm më shumë do tadëmtonte lirinë e shprehjes në vend sasa do ta përmirësonte atë.
Nuk dihet ende nëse Ditmir Bushatit do ta pranojë postin ePërfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, por propozimi i emrit të tij përkëtë funksion të lartë vjen pavarësisht përplasjeve që ai ka pasur memazhorancën apo sulmeve që atij i janë bërë nga brenda selisë rozë.