DPSHL: Oficerët koordinues për çështjet e Diasporës emërime partiake, pa transparencë

Emërohetpër herë të parë oficerët koordinues për çështjet e Diasporës shqiptare pranëposteve konsullore të Republikës së Shqipërisë në Romë, Athinë, Milano dheSelanik.

Lajmin e ka bërë të ditur "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" duke iu referuar  një lajmërim nga Kryeministri dhe Ministri i për Evropën dhe Punët e jashtme, Edi Rama, por ngre shqetësime për këto emërime.

Ramaka firmosur emërimin e katër emrave, përkatësisht Aurela Konduri, Selanik,Joneda Dodaj, Athinë, Luljeta Cobanaj, Milano dhe Edmond Kumarakun, Romë tëcilët do të ushtrojnë detyrën e oficerit koordinues për Diasporën.

Nëbazë të këtij propozimi të miratuar nga Këshilli i Ministrave oficerëtkoordinues për Diasporën do të merren me çështje të Diasporës në fushën ekulturës, arsimit, financës dhe drejtësisë.

Sipasrevistës informative të Ministrisë së Shtetit për Diasporën, oficerët ekoordinues do të fokusohen në forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve tëkomuniteteve shqiptare, ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, nxitjen dheorganizimin e bizneseve shqiptare për të investuar në atdhe si dhe në asistimine shtetasve shqiptarë, të cilët vuajnë heqjen e lirisë me vendim gjykate nështetet pritëse.

Diasporapër Shqipërinë e Lirë vlerëson përpjekjet e Tiranës zyrtare për tu afruar mekomunitetet shqiptare jashtë kufijve si dhe ndihmën e cila kontribuon drejtpërdrejtënë zhvillimin, konsolidimin dhe faktorizimin e komunisteve diasporakeshqiptare.

Po ashtu, DPSHL e konsideron këtë hap të domosdoshëm, por dhe të vonuar njëkohësisht.

Ngaana tjetër, DPSHL konstaton me shqetësim, se emërimet dhe akreditimi ioficerëve koordinues të Diasporës nuk vjen si rezultat i procedurave tëmirëfillta konkurruese në ambasadat / konsullatat e vendeve përkatëse, porrezultojnë të jenë kryesisht emërime partiake në mungesë të një procesitransparent përzgjedhës.

"Duke iu referuar kuadrit ligjorpër emërimin e oficerëve koordinues të Diasporës oficerët e akredituarshndërrohen në staf diplomatik me gradën “Sekretar i Parë”. Në bazë të ligjitNr. 23 / 2015 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë , nëshërbimin e Jashtëm pranohen personat, të cilët nuk bëjnë pjesë në asnjë parti aposhoqatë politike dhe që nuk marrin pjesë në veprimtaritë e organizuara prejtyre.

Në këtë kontekst mjafton të përmendetemërimi i z. Edmond Kumaraku, i cili rezulton të ketë qenë Kryetar i PartisëSocialiste, Dega Itali siç edhe pohohet në faqen kësaj Partie. Z. Kumarakuështë gjithashtu ish-konsull në Romë dhe diplomati i parë i shkarkuar gjatëvalës së shkarkimeve në misionet diplomatike nga Ministri i Jashtëm në detyrënë vitin 2019 z.Gent Cakaj, si pasojë e ankesave ndaj tij dhe emërimit nepotikdhe klientelist si dhe lidhjeve me persona të proçeduar penalisht.

Ngjashëm në këtë pozicion si oficerekoordinuese e Diasporës është emëruar znj. Luljeta Cobanaj, ish-konsulle nëKonsullatën e Përgjithshme të Milanos, e përjashtuar nga shërbimi diplomatikdhe ai konsullor në vitin 2016 pas denoncimeve në Media për abuzime brendainstitucionit që ajo drejtonte." - shkruan Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

Diasporapër Shqipërinë e Lirë e konsideron shqetësuese rehabilitimin e personave me njëbackground politik apo historiku të përfolur.

DPSHLkonstaton se emërimet dhe përzgjedhjet në postet strategjike që kanë të bëjnëme Diasporën janë në anakronizëm të plotë me zhvillimin profesional dhesukseset e vazhdueshme të Diasporës shqiptare në vendet ku ajo jeton.

Nëvijim të shkresës dhe në respekt të kuadrit ligjor për oficerët koordinues tëDiasporës, lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon:

1.Të na informoni me shkrim mbi cilat baza profesionale nga ato që parashtronligji, u zgjodhën 4 oficerët e lartpërmendur

2.Të rishikoni menjëherë emërimin e të tre oficerëve të përmendur në shkresë,emërimi i të cilëve në vigjilje të fushatës elekorale hedh hije dyshimi mbipozitën dhe rolin e tyre.

3. Në bazë të Marrëveshjes së sipërpërmendur të datës 07.07.2020 midis dy Ministrive dhe në zbatim të kuadrit ligjor, të miratohen procedurat konkurruese dhe hapet procesi i aplikimit për njerëzit e interesuar nga komuniteti shqiptar në vendet përkatëse (Itali dhe Greqi).

https://www.facebook.com/diasporaofalbania/posts/3729711240395642