Kush është Erion Alibej, porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit e Regis Runajt, dyshohet hakmarrje për të vëllain
ErionAlibej është organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe RegisRunajt.
Kyshtetas është organizatori dhe porositësi i vrasjeve të ndodhura më datë 20 dhe29.07.2020 në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntorin".
Erion Alibej në Itali njihej me emrin Andrea Alibej dhe ka qenë i arrestuar së bashkë me të vëllain për trafik droge, i cili u vra në një atentat.
Endrit Alibej u vra te zona e Metalurgjiku në Elbasan dhe mendohet që Erion Alibej ka marr hak për vëllain e tij dhe kundrejt pagesës ka vrarë Emiljano Ramazanin dhe Regis Runaj.
Të dy vëllezërit Endrit dhe Erion janë arrestuar më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”.
Në Itali, operacioni u zhvillua nga drejtoria policisë në Asti, Itali, ku u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës.

Vrasja e trefishtë pranë Metalurgjikut në vitin 2018
Në atentatmbeti i vrarë Endri Alibej, 34 vjeç, dhe 2 persona të tjerë, Arben Dylgjeri,56-vjeç, emigrant në Angli dhe shtetasi turk Erdal Dyranay, 51 vjeç.
Ata ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë me targa rumune AG 71 WYP në momentin kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi duke i lënë të vdekur në vend.
Vrasjaka ndodhur pak minuta pasi tre viktimat dhe familjarë të tyre kishin dalë nganjë restorant në zonën e Peqinit.
Tëdhënat e policisë flasin për katër autorë që kanë ndjekur gjithë lëvizjet eviktimave për disa orë dhe kanë vendosur të realizojnë atentatin në një zonë kunuk kishte as ndriçim e as kamera në rrugë.
Makinae viktimave ka qenë në ecje në momentin e sulmit dhe pas humbjes së jetës sëdrejtuesit ka dalë nga rruga duke u përplasur me rrethimin e një objekti në anëtë rrugës.
ShtetasiEndri Alibej është arrestuar në Itali në dhjetor të vitit 2013 me 2.5 kilogramëkokainë.
Në operacionin e arrestimit të Alibejt i cili në atë kohë u zhvillua në disa qytete të Italisë, morën pjesë më shumë se 300 policë.
Lexo edhe:
Vrasja në Elbasan për pazare droge, Ora News siguron pamjet e makinës së viktimave