BOOM - Shqiptarët me zemër të madhe, bëjnë me shtëpi Kejsin e vogël. Familja ushqehej me bukë e sherbet

Historia e Kejsit, djalit 8 vjeçar i cili zgjohej çdo ditë herët në mëngjes për të mbledhur kanaqe dhe me ardhuar e tyre të ushqeheshin mamaja, babai i sëmurë dhe dy motrat e vogla ka prekur jo pak shqiptarë.

Gazetarja e BOOM, Alketa Çeku me rubrikën "Shqipëria pa filtra" solli më (19 qershor) historinë e familjes në një fshat të Elbasanit.

Në një dhomë të rrënuar në fshatin Dërstil jetonin 5 anëtarët e familjes, çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijët e vegjël.

 

Ne foto: Kejsi me thasin me kanaçe ne kurriz i çon ti shesë (qershor 2020)

 

Kryefamiljari nuk dëgjon dhe nuk flet ndërsa nëna  3 fëmijëve lufton çdo ditë me varfërinë. Ushqeheshin me bukë e sherbet.

 

Ne foto: Kejsi me thasin me kanaçe ne kurriz i çon ti shesë (qershor 2020)

 

Rasti preku të gjithëve. Shumë shqiptarë telefonuan në redaksinë e emisionit "BOOM". Shumë të tjerët kontaktuan në adresën e facebook të BOOM por dhe facebook te Ora News . VIdeoja u pa mbi 1 milione here.
Ndjekim një përmbledhje të asaj që kemi transmetuar.

 

Sepse shqiptaret kane zemer te madhe. Pas transmetimit të këtij rasti me qindra telefonata mbërritur në redaksinë BOOM nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit , të cilët  janë treguar të gatshëm të ndihmojnë këtë familje.

 

Ne foto: Dy motrat e Kejsit

 

Sot kemi një lajm të mirë.

 

Familja me 5 anëtarë do të ketë një shtëpi të re... Nena e tre fëmijëve thotë se nuk do e kishte imagjinuar kurrë që do të ketë një shtëpi me 3 dhoma dhe se do të kalonte gjithë jetën në atë dhomën e varfër.

 

Duke u ndertuar shtepia e re

 

"Mua më kanë ndihmuar të gjithë shqiptarët, disa para, disa rroba. Falënderoj të gjithë shqiptarët me gjithë zemër. Tashmë po bëhet shtëpia e re me 3 dhoma, nuk e prisja kurrë një gjë të tillë. Edhe djali nuk do të mbledhë kanoçe, do të ketë lodra dhe do të shkojë në shkollë." thote nena.

 

Nderkohe Kejsi, djali i vogel eshte shumë i emocionuar dhe ka vetëm një falenderim nga zemra.

Kejsi: Jam shumë i lumtur se më kanë bërë një shtëpi. Falënderoj gjithë shqiptarët dhe u them nga zemra se i dua shumë!