Alarm fals për bombë në Shkup

Një alarm për bombë u dha mbrëmjen e sotme në rrugën “AradhetPartizane” në Shkup.

Policia ndërpreu menjëherë qarkullimin rrugor deri te rruga “FranklinRuzvelt”, ndërsa në zonë zbarkuan një numër i madh forcash policie.

Sipas njoftimit, bomba ishte vendosur në afërsi të Fakultetit tëArkitekturës, respektivisht në perimetrin në afërsi të furrës “Silbo” dhebibliotekës “Vëllezërit Milladinov” .

Por pas kontrolleve me ekspertë anti-eksploziv burime nga Ministria eBrendshme bënë të ditur se alarmi rezultoi fals.

Policia zhbllokoi trafikun drejt rrugës “Franklin Ruzvelt”, që ishtebllokuar për shkaqe sigurie.