Lesbos, grekët të "lodhur" me refugjatët

Që prej fillimit të krizës migratore në Europënë vitin 2015, banorëve të ishullit grek të Lesbosit u është dashur të mësohenme jetesën bashkë me mijëra refugjatë që strehohen afër tyre.

Me djegien totalisht të kampit të madh tëMorias javën e kaluar, qeveria greke ndërhyri duke ngritur të tjera çadra të përkohshmepër ish-banorët e mbetur në rrugë.

Në fshatin bregdetar të Panagiodës, vendasitpresin që kampi i ri të paraqesë të njëjtat probleme për ta sikurse kampi iMorias që disa nga emigrantët dyshohet se e dogjën vetë në shenje proteste përkushtet e këqija dhe në rrethanat e izolimit prej koronavirusit.

Banorët kërkojnë largimin përfare të emigrantëvedrejt vendeve të tjera të Bashikimit Europian.

"Problemi është se vijnë këtu dhe na shkaktojnë dëme. Nuk ka për të kaluar shumë kohë dhe kanë për ta djegur edhe kampin e ri. Tani mund të gjesh mbase dy veta që dalin bashkë natën, sepse kanë frikë. Zgjidhja do ishte që secili nga 27 vendet e BE-së të ndajnë mes tyre nga 400 emigrantë."

"Është për të ardhur keq por nuk mundemi më. Për mua kampi i ri do sjellë të njëjtat telashe si i vjetri. Duhet t'i kishin vendosur në një ishull të shkretuar ku nuk ka njerëz të tjerë. Për më tepër, as ata vetë nuk duan të rrinë. Është problemi i tjetërkujt pse ndodhen këtu."

Presidenti i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel,vizitoi të martën ishullin e Lesbosit dhe premtoi zgjidhje për situatën me tëcilën përballen si emigrantët, edhe banorët dhe shteti grek.

Deri tani në Bashkimin Europian mungonkompromisi për çështjen e ndarjes së përgjegjësisë për dhjetëra mijëra emigrantëtqë strehohen në Greqi dhe Itali.

"Është një sfidë e përbashkët europiane. Brenda muajit, Komisioni Europian ka për të dalë me propozime të reja, konkrete dhe duhet të zotohemi për të qenë më efikasë. Sigurisht do duhet të avancojmë edhe me kontrollin e kufijve."

Qeveria konservatore greke është treguar evendosur për ta adresuar problemin duke hequr këtë vit rreth 13,500 banorë ngakampet e Lesbosit, ndërkohë që më shumë se 4,200 të ardhur të rinj ngaAfganistani, Afrika apo Siria u shtuan në regjistrat e ishullit grek vetëm në2020-ën.