Paralajmërimi i presidentit, Thaçi-Hotit: Mos bisedo me Serbinë për komunat serbe
Paskritikave të presidentit Hashim Thaçi se Kosova të enjten në Bruksel dotë diskutojë për të drejtat e komuniteteve dhe Asociacionin e Komunave meshumicë serbe dhe janë një hap i rrezikshëm nga qeveria e Kosovës, sotPresidenca ka shkuar një hap më tutje.
I kakërkuar Kuvendit të Kosovës që në mënyrë urgjente të votojë një rezolutë që iandalon kryeministrit Avdullah Hoti të negociojë me Serbinë për çështje tëbrendshme të Kosovës dhe tema që e rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror.
Paraditekryeministri Hoti u është përgjigjur kritikave të një dite më parë tëpresidentit. Në një diskutim të zhvilluar për dialogun nga Instituti Demokratiki Kosovës, kryeministri Hoti ka mohuar se të enjten në Bruksel do të diskutohetpër asocioacionin.
“Nesër në Bruksel nuk diskutohet për asociacionin, nesër nuk ështëditë e rrezikshme për Kosovën, nesër kryeministri do të raportojë paradeputetëve dhe kaq. Nesër në Bruksel diskutohet për çështjen e obligimevefinanciare mes dy vendeve”.
KryeministriHoti ka thënë se megjithatë nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive dhe senë dialog nuk do të diskutohet as për territorin.
SipasHotit, ai është duke dialoguar me Serbinë në bazë të kompetencave kushtetuese,ndërsa ka përmendur faktin se është dëmtuar rëndë besimi i qytetarëve nëinstitucionet e vendit.
“Ose ka për të mbaruar kjo marrëveshje me njohje reciproke, mbibazën e parimeve ndërkombëtare dhe për të konsoliduar shtetësinë e Kosovës nëarenën ndërkombëtare, ose nuk ka marrëveshje, ose unë nuk jam kryeministër”.