Një 23-vjeçar, viktima më e re nga Covid në Maqedoninë e Veriut

Nëntë viktima, 98 raste të reja dhe 104 pacientë të shëruar është bilancii Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Në mesin e viktimave janë dy nën moshën 30 vjeçare, respektivisht një 23vjeçar nga Shkupi dhe një 29 vjeçar nga Strumica.

Viktima nga Shkupi evidentohet si viktima më e re si pasojë e Covid-19 nëMaqedoninë e Veriut.

Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup, ndërsa qytetet e tjerakanë nën 10 të infektuar.

Edhe numri i të shëruarve më i lartë është në Shkup. Indeksi iinfeksionit në raport me numrin e testeve sot shënon 7 për qind.

Që prej fillimit të pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 15,925persona të infektuar, 13,418 të shëruar dhe  661 viktima.

Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1,846. 

 Në total janë 167,760 teste për Covid-19, 1,404  vetëm në 24 orët e fundit.