Kosovës i duhet unitet, Sejdiu tregon se po "zvarritet" marrëveshja finale me Serbinë

Ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu nënjë intervistë për RTV Ora bëri një paralelizëm mes klimës politike gjatëperiudhës së shpalljes së pavarësisë dhe tentativave për dialogun Serbi-Kosovë.

Ai thotë se gjatë periudhës së parë kapasur një bashkëpunim shumë të madh mes mazhorancës dhe opozitës për një qëllimtë përbashkët, një frymë që duket se mungon në këto momente.

Sejdiu:Unë them se janë dy faza që dallojnë Ajoe  para është koha kur unë kam udhëhequrprocesin e bisedimeve rreth 2 vjet të plota dhe ka përfunduar me aktin mëmadhor të shqiptarëve të Kosovës me pavarësinë e vendit dhe është kjo periudhae dytë e një dialogu që ka filluar që nga viti 2011 dhe sipas një rezolute tëOrganizatës së Kombeve të Bashkuara të shtatorit të vitit 2010 dhe që kazgjatur shumë dhe nuk është pritur që do të jetë i tillë për shkaqe të shumta.Në të parën ne kemi pasur gati dhe një mandat kohor sepse ka qenë një presion imadh ndërkombëtar, një presion pozitiv, i udhëhequr nga ShBA dhe vende të rëndësishmetë Bashkimit Europian. Por dhe vende të tjera dhe dihej itinerari se nga poecnim duke pasur parasysh dhe një bashkëpunim të thellë të gjithë faktorëve politikëtë vendit. Kemi qenë bashkë pozitë dhe opozitë në ekipin e unitetit siç emërtohejdhe të gjithë temat e mëdha që kemi pasur përpara kryesorja ka qenë pavarësia evendit. Mund të kemi pasur dhe debate të brendshme të cilat nuk kanë reflektuarnë pjesën të ekspozimit tonë apo aksioneve politike. Faza e dytë që është jashtëçështjes së statusit por gjithmonë me pretencat e Serbisë që të prekë nëstatusin e Kosovës është një periudhë që nuk është çuar në një bashkëpunim tëmirë politik dhe institucional të Kosovës.

Kapasur dhe mospajtime të shumta deri në nivele të atilla që ka qenë braktisja. Edyta që nuk ka qenë mirë deri më tani është marrja pjesë në një dialog i cilika qenë i papërcaktuar dhe nuk ka pasur afat kohor. Një dialog që është nisurme hile nga Serbia dhe pajtimtarët e saj që kanë dashur ta nxjerrin në atërezolutë. Ka zbritur në terma shumë të rrezikshme siç janë ato temat merregullimin e brendshëm të Kosovës ose që kanë të bëjnë me një ide të shkëmbimittë territoreve dhe çështje të tjera që kanë hedhur jashtë binarëve normalprocesin dhe e treta që është e rëndësishme në atë kohë ShBA kanë qenë faktorikryesor bashkë me vendet e BE-së dhe këtë periudhë ShBA ka qenë gati deri jashtëloje deri në një moment kur kemi një iniciativë të drejtëpërdrejtë vitin efundit posaçërisht për tema që janë ekonomik. Në njëfarë mënyre marrja në dorënga Trump për të bërë marrëveshje mes dy vendeve e cila në ide ajo siç dihej,ka qenë dhe njohja e Serbisë për Kosovën.

Ndërkohë për marrëveshjen e nënshkruar më4 shtator në Washington, Sejdiu tha se mund të ishte insistuar më shumë në pikënpër njohjen e Kosovës por dhe njohja nga ana e Serbisë është diçka pozitive.

Gjithashtu ai shpreson tek ndërhyrjaamerikane për dialogun dhe të mos jetë thjeshtë si një arritje për tu përdorurmë pas nga Trump gjatë fushatës zgjedhore.

Sejdiu:Pikërisht është pika 10 e cila në njëpresion të mëvonshëm siç thuhej që Serbia ka insistuar dhe mundohet të gjejëfitoren e vetë është tërhequr. Është bërë një lloj përpjekje, por nga ajo qëflitet dhe nga analizat që bëhen, ka qenë e vështirë që të hyhet në dhomën edialogjeve në Shtëpinë e Bardhë dhe të mos dihen temat se cilat do të jenë.Dalin tema shumë të lamirshme. Tema që kanë të bëjnë me risi ekonomike. Ardhjatek një element tjetër atipik siç ishte dhe njohja e Kosovës nga Izraeli. Unëmendoj se ky element është i jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhenxjerr një faktor të ri të lindjes së mesme ku kemi pasur gjithato zhvillimedinamike dhe të rëna në gjithë territorin dhe ka qenë një hezitim i këtij vendipër të njohur kosovën. Unë në 2010 kam takuar kryeministrin Netanyahu në atëkohë. Nuk vërehej një gatishmëri në njohje dhe kanë pasur arsye të veta ata.

Unëthem që janë kohë të ndryshme dhe tema të ndryshme. Ka shqetësime të qytetarëvepër çështjen e Ujmanit. A ka dashur Ujmani që të hyjë në një tip të marrëveshjes.Është kërkesë e vazhdueshme e Serbve sepse loja e tyre është ta bëjë veriun tëpafunksionueshëm dhe të paintegrueshëm për Kosovën. Kemi disa veprime paraleleqë i ka bërë ndër vite. E para është moslejimi i qytetarëve që të integrohen nëjetën e përgjithshme dhe në jetën politike e institucionale të vendit me përjashtimetë caktuara në ciklet zgjedhore dhe ata e luajnë lojën e vetë. E dyta është nënjëfarë mënyre alienimi e gjithë asaj pjese nga veprimet e të përditshmes sëKosovës. Ujmani është territori i Kosovës me përjashtim të një pjese prej 2 kmkatror në pjesën e Serbisë. Në këtë formë le të jetë si përgjegjësi një veprimi ShBA të lëvizin proceset që në të ardhmen të ndërtohen si duhet. Shpresoj qëtë mos jetë pjesë e një fushate elektorale që e kemi në ShBA.

Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia,përgatiti Endi Mullaj